Qysh me shmang përdorimin e fjalëve të këqija?

qyshmekeqija

Hapi 1:
Mundohuni që të mos përdorni fjalë të këqija, dihet se kjo nuk është e lehtë, por ekzistojnë disa mënyra për të ndalur atë.

Hapi 2:
Numëroni sesa herë po përdorni fjalë të këqija në ditë, dhe shikoni se cilët persona me të cilët rrini përdorin fjalë të këqija gjatë bisedës me ju apo me shoket tjerë në shkollë apo shtëpi.

Hapi 3:
Thuani babait ose nënës tuaj, se nëse ai/ajo ju dëgjon juve duke përdorur fjalë të këqija të ju ndëshkojë me mos dhënie të hollash apo në ndonjë mënyrë tjetër.

Hapi 4:
Vëni bast me shokët tuaja, që sa herë që njëri prej jush të përdor fjalë të këqija, të jep diçka në shkëmbim, ose ti bëjë tjetrit një favor, të cilit nuk i konvenon, kështu herën tjetër do mendohet mirë para se të flasë dhe nuk i përdor më.

Qysh me kuptu ligjin e thyerjes së dritës?

Qysh me kuptu logaritmin matematik?