Qysh me i shkurtu linqet me domenin tuaj në adf.ly?

Shumica e webmasterave, të cilët kanë faqe zyrtare të websajteve të tyre në rrjetet sociale, përdorin shkurtues të ndryshëm të linqeve si bit.ly ose adf.ly (adf.ly mund të përdoret si shkurtues me reklama ose pa reklama) për ti shkurtuar linqet e gjata, por ne kemi gjetur zgjidhjen sesi të shkurtoni linqet me domenin tuaj ose me ndonjë sub domen të faqes suaj duke ndjekur hapat në vijim.

adfly-logo

Hapi 1:
Krijoni një llogari në adf.ly ose kyçuni nëse keni tashmë ndonjë llogari.

Hapi 2:
Pas regjistrimit, ose kyçjes tuaj, vizitoni këtë adresë
https://adf.ly/publisher/tools#tools-domains dhe pastaj klikoni Create / Manage Domains, siç shihet në fotografi tek shigjeta e kuqe.

adfly1

Hapi 3:
Tek kutia me ngjyrë të kaltër, shkruani domenin me të cilin dëshironi ti shkurtoni linqet, për shembull shkurt.qysh.me si në fotografi.

adfly2

Hapi 4:
Klikoni butoni Add Custom Domain, pastaj do të shfaqet një mesazh paralajmërues, ku thotë se ky domen nuk drejtohet në IP adresën e duhur, kështu që, ju duhet që të rregulloni DNS-të e juaja të domenit, pra ju duhet të krijoni një “CNAME record”, për shembull nëse zgjedhni sub domenin “shkurt”, atëherë ju duhet që tek DNS-të e domenit, të krijoni një “CNAME record”, ku në fushën e parë tek “Host name” e shkruani tekstin “shkurt”, ndërsa në fushën e dytë pra tek “URL/IP address” e shkruani “custom.adf.ly” dhe nga menyja rënëse zgjedhni CNAME (Alias) siç shihet në fotografinë më poshtë.

adfly3

Hapi 5:
Freskojeni faqen tek adf.ly dhe prapë shkruani domenin dhe klikoni Add Custom Domain, derisa të shfaqet mesazhi “Domain added”.

Hapi 6:
Nëse dëshironi që ta ndryshoni domenin parësor për shkurtimin e linqeve, atëherë mbi kutinë që gjendet për të shtuar domen të ri, gjendet një meny rënëse ku ju mund të zgjedhni domenin parësor.

Gjithashtu, në ju dëshironi të shkurtoni linqet me domenin tuaj në ndonjë kompani tjetër atëherë na shkruani në koment, dhe ne do të postojmë sesi ti shkurtoni linqet me domenin tuaj në atë kompani, siç është për shembull bit.ly

Qysh me apliku për kredit kartelë Amerikane falas?

Qysh me kërku më sakt në Google?