Qysh me i shëru problemet në vezore?

Një studim i vogël i zhvilluar në universitetin Columbia në Neë-York, ka ardhur në përfundim se femrat me vezorë policistik, të cilat e kanë konsumuar kanellën, për çdo ditë, e kanë balansuar ciklin menstrual në afat prej gjashtë muajsh.

Disa prej tyre edhe kanë mbetur shtatzëna në këtë periudhë!

Llogaritet se në botë 5 – 10 përqind e femrave kanë sindrom të vezorëve policistik.

Në amerikë llogaritet se janë rreth pesë milion femra me këtë problem.

Simptomet e këtij sindromi janë menstruacionet e çrregullta, joplleshmëria, puçrrat dhe rritja e qimeve nëpër fytyrë.

Shkenctarët mendojnë se kanella, përveç në vezorët policistikë, mund të ndikojnë në organizëm duke përmirësuar aftësinë e trupit për përpunimin e glukozës dhe insulinës.

Në Kinë, Japoni dhe vendet e Lindjes së Largët, femrave të cilat nuk mund të mbesin shtatzëna ju servohet kanellë në pluhur që hidhet në një gjysëm lugë çaji me mjaltë, që pastaj vehet në çamçakëz, në mënyrë që pluhuri i kanellës gjatë ditës pak nga pak futet në organizëm.

Nëse nuk ju pëlqen kjo mënyrë, thjeshtë me këtë melmesë disa herë në ditë ngjyeni dhëmballat.

Qysh me ulë nivelin e kolesterolit?

Qysh me largu kokëdhimbjen me kripë?