Qysh me i shëru llojet e migrenës?

Migrena klasike
Shfaqet zakonisht tek fëmijët, adoleshentët ose të rinjtë.

Është me e shpeshtë tek femrat dhe ka karakter familjar.

Kriza fillon me çrregullime vizuale (shkëndija ose deformim i objekteve), dhimbje pulsuese vetëm në një gjysmë të kokës (në të majtë ose në të djathtë), të vjella.

Vazhdon 2-6 orë dhe përmirësohet pas gjumit.

Migrena e zakonshme
Dhimbje koke unilaterale ose bilaterale, me ndjenjën e të vjellës, por pa të vjellë dhe pa shqetësime vizuale.

Më e shpeshtë tek femrat.

Kriza fillon gradualisht dhe mund të zgjasë nga disa orë deri në disa ditë.

Migrena “me orar”
Dhimbje koke unilaterale (si djegie), retroorbital (mbrapa syve), shfaqet natën.

Më e shpeshtë tek meshkujt e rinj (90%).

Kriza fillon rreth 2-4 orë pasi ka rënë të flejë, ka një intensitet të lartë që të zgjon nga gjumi, i sëmuri loton vetëm nga njëri sy dhe paraqet kongjestin nazal.

Zakonisht nuk shoqërohet me probleme vizuale ose të vjella.

Kriza vazhdon 20-60 min. pastaj pushon menjëherë dhe rishfaqet ditën tjetër në të njëjtën orë për disa javë me radhë.

Pastaj mund të pushojë për disa muaj dhe të rishfaqet përsëri.

 

Këshilla për migrenën dhe spondiliatrozën
1-Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës
2-Duhet të bëni në darkë dush me temperaturën e ujit mesatare
3-Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë
4-Pirja e çajrave të ndryshme, veçanërisht me mente bën mirë për sëmundjen
5- Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë
6-Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që ato të përshtaten me masën e qafës
7-Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin
8-Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina

This is an unbearable pain of my head

Qysh me mbajtë dietë me lakra?

Qysh me mbajtë dietë shtatë ditore?