Qysh me shëru aneminë?

Anemia paraqitet si pasojë e mungesës së hekurit.

Trupi ynë nuk mund të prodhojë hekur.

Rezervat e tij gjenden në rruazat e kuqe të gjakut (të cilat jetojnë gjithsej 120 ditë), pastaj  hekuri  kthehet ne palcën kurrizore, ku formohen eritrocite të reja.

Nëse organizmi nuk merr sasi të reja të hekurit, palca kurrizore nuk formon sa duhet eritrocite dhe atëherë mund të paraqitet anemia sideropenike.

Këtë lloje të anemisë e karakterizojnë volumi i zvogëluar i eritrociteve.

Sasia e zvogëluar e hekurit paraqitet në këto raste:

– Nevoja e rritur për këtë oligoelement (shtatzënia ose zhvillimi i organizmit);
– Absorbimi i zvogëluar në organet për tretje;
– Gjakderdhjet (cikli apo lëndimet);
– Marrja e pamjaftueshme  përmes ushqimit.

Shërimi i anemisë
Gjatë shërimit të anemisë, me rendësi është të kompensohet hekuri.

Roli i tij është të gjendet në sasi të mjaftuar në hemoglobinë dhe të mundësojë bartjen e oksigjenit deri tek të gjitha qelizat e trupit.

Ai hyn në përbërje të enzimave të cilat mundësojnë proçeset oksido-reduktuese dhe ndihmojnë në rritjen e rezistueshmërisë së organizmit.
Në natyrë më shumë gjendet në mish të kuq, patate, arra, perimet e gjelbërta etj.

Absorbimin e hekurit e ndihmon vitamina C.

Vitamina B6 është po ashtu e nevojshme për absorbimin e hekurit, por edhe me i dobishëm ne shfrytëzimin e hekurit ne sintezën e hemoglobinës.

Po ashtu, absorbimin e ndihmojnë edhe vitaminat B2, B11, B12, kalciumi, bakri, fosfori, mangani.

anemia

Qysh me i shëru problemet në vezore?

Qysh me detoksifiku organizmin në mënyrë natyale?