Qysh me rritë shpejtësinë e iPhone?

iPhone, falë arkitekturës iOS është pak i prirur ndaj bllokimeve, megjithatë shpesh telefoni juaj mund të ngadalësohet dhe aplikacionet mund të mbyllen automatikisht për shkak të hapësirës së vogël RAM të lirë.

Mbajtja e telefonit gjithmonë ndezur pa e fikur asnjëherë, dhe duke hapur shumë aplikacione, mund të bëjë që të kemi shumë pak hapësirë RAM të lirë.

iPhone është në gjëndje ta lirojë automatikisht duke e menaxhuar në mënyrë perfekte mbylljen e aplikacioneve në backgroud, megjithatë ndonjëherë mund të duhet një ndërhyrje manuale: ja si duhet të veproni në këtë rast:

Zhbllokoni iPhone dhe shtypni butonin “Power” deri sa të shfaqt dritarja për ta fikur atë. Tani, lëshojeni butonin Power dhe shtypni atë Home deri sa të ktheheni automatikisht në SpringBoard.

Memoria RAM që do të lironi në këtë mënyrë është e barabartë me atë që do të lironit nëse do të fiknit pajisjen tuaj. 

Qysh me e përdorë Youtube dhe aplikacionet e tjera njëkohësisht?

Qysh me ditë për çka shërben Jailbreak?