Qysh me rritë CPC-në në Google AdSense?

Google AdSense, është ndër kompanitë lider sa i përket marketingut, por që sjell përfitime për publikuesit, e fiton para nga reklamuesit përmes AdWords. CPC paraqet shumën e cila iu paguhet publikuesit për një klikim të marrë në reklamat e shfaquara në webin e tij. Shumë publikues e kërkojnë mënyrën se si ta rrisin CPC-në e cila nëse rritet gjithashtu rritë edhe RPM-në, e cila varet nga kjo e fundit. Për ta berë rritjen e CPC-së ndiqni hapat në vijim.

What-is-Adsense-How-to-Make-Money-with-Adsense-Blog

Hapi 1:
Klikoni këtu për të parë keyword tool i cili ofrohet nga AdWords, nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë regjistrohuni.

Hapi 2:
Zgjedhni alternativën e parë “Search for new keyword and ad group ideas”. Dhe të gjitha fushat lërni të zbrazëta, përveç “Your landing page” ku ju duhet të bëni “Paste” linkun e reklamës e cila shfaqet në webin tuaj.

Hapi 3:
Për të marrë linkun, ju duhet që mbi reklamën që shfaqet në webin tuaj, të klikoni me tastin e djathtë ku hapet një meny, në të cilën duhet të zgjedhni “Copy link address”.

Hapi 4:
Tek AdWords keyword tool shtypni butonin “Get ideas”. Pas shfaqjes së rezultateve ju mund të shihni kolonën “Suggested bid” e cila e paraqet përafërsisht CPC-në e asaj reklame. Kështu ju do ti bllokoni reklamat të cilat shfaqen me CPC të ulët.

Hapi 5:
Bllokimin e reklamave mund ta bëni në llogarinë tuaj në AdSense, tek “Allow and Block ads” ku tek Advertiser’s urls ju duhet të shkruani adresën e faqes, si për shembull www.google.com

  • tirdne

    a munesh mem kallzu pak ma qartë qysh me i blloku reklamat ?

    • Diamant

      Per me i blloku reklamat, kyçesh ne llogarine tende ne AdSense, e instalon AdSense Publisher Toolbar, pastaj hyn te webi ku i ke reklamat dhe i bllokon ne menyre me thjeshte.

  • Alienz

    spe kuptoj ku mi marr url e reklamav per mi blloku

  • Bnori

    A po do me kallxu naj kush qysh me mar qat URL prej qatyne ad’s se kurqysh sun pi bi n’fije 😀

  • Ermal

    Qysh me e marr linkun e reklamave qe shfaqen ne aplikacionin tim ne Android ose iOS?

Qysh me apliku për kredit kartelë Amerikane falas?

Qysh me kërku më sakt në Google?