Qysh me rregullu Televizionin Digjital të IPKO-s?

Ju ka ndodhur ndonjëherë që në televizionin digjital të IPKO-s t’ju paraqitet njoftimi “nuk ka sinjal”?

Nëse po, atëherë ne kemi krijuar një udhëzues për t’ju treguar se si mund ta rregulloni këtë problem pa ndihmën e askujt.

ipko-bardhe

Hapi i parë:
Në telepilotin tuaj me të cilin e dirigjoni reciverin e marrë nga IPKO, ju lutem gjejeni butonin “Menu”.

Hapi i dytë:
Pasi të shtypni butonin “Menu” në TV ju shfaqet një listë me disa opsione si në vijim:

  1. Lista e kanaleve
  2. Rregullimi i listës së kanaleve
  3. Guida e programeve
  4. Rregullimi i sistemit të Aparatit
  5. Kërkimi manual
  6. Sistemi Ca
  7. Mjete ndihmëse

Për të vazhduar tutje, ju lutemi, klikoni në opsionin numër 4. Rregullimi i sistemi të Aparatit , dhe më pas klikoni butonin “OK” në telepilotin tuaj.

Hapi i tretë:
Pastaj, shfaqet njoftimi “Bllokimi i menusë – Vendosni kodin pin “ – dhe katër “????”, tani ju lutemi shtypeni kodin i cili është “0000” (4 zero).

Hapi i katërt:
Më pas, shfaqet një listë e re me opsionet “Gjuha e menusë“, “Gjuha e folur”, “Gjuha e subtitrave “ etj… për të vazhduar më tutje, shtypeni  shigjetën “poshtë” në telepilotin tuaj dhe vazhdoni me shigjetën “poshtë” deri sa të shfaqet në meny opsioni “Rikthim në gjendje fillestare“, pasi të shfaqet ky opsion shtypeni opsionin “OK” në telepilotin tuaj.

Hapi i pestë:
Pas kësaj në ekranin tuaj do të shfaqet njoftimit “Të gjitha kanalet dhe rregullimet do të fshihen. A doni të vazhdoni?” – për të vazhduar shtypeni butonin “OK” në telepilotin tuaj.

Hapi i gjashtë:
Pas kësaj reciveri juaj do të ristartohet, ku në ekranin tuaj do të shfaqet logoja e IPKO-s dhe e Digitalb-it, dhe më pas do të shfaqet një listë me frekuenca të cilat duhet të jenë si në vijim:

Frekuenca : 306000

Simbolrate : 6952

Const : 64-QAM

Rrjeti : I ndezur (ON)

Sinjali:

Janë dy drejtëza me përqindje në anën djathtë, nëse përqindja e të dy drejtëzave është më e madhe se 50% atëherë shtypeni butonin “OK” dhe do të fillojë kërkimi.

Më pas vetëm prisni pak dhe shijoni kanalet e ofruara nga IPKO në platformën digjitale numër 1 në Kosovë.

Qysh me aktivizu pakon bonus për thirrje ndërkombëtare?

Qysh me aktivizu Super Rrethin?