Qysh me rikthy butësinë e peshqirëve?

Arsyeja se pse peshqirat shumë shpejtë humbasin butësinë dhe bëhen më të vrazhdë në të prekurit, është nga përdorimi i detergjentëve të lirë si dhe nga uji.

  1. Mundohuni që gjatë larjes së peshqirave të përdorni sa më pak zbutës sepse ajo përmban enzime që me kalimin e kohës krijon një lloj shtrese që i ngjason dyllit dhe kjo do të shkatërrojë plotësisht aftësinë thithëse të peshqirit.
  2. Përdorni vetëm gjysmën e sasisë së rekomanduar të detergjentit për larje, madje edhe më pak.
  3. Lani peshqirët tuaj në temperatura të larta si dhe dy herë të përsëritni programin e shpëlarjes. Gjatë ciklit të parë të shpëlarjes, hidhni gjysmë gote (125 ml) uthull të bardhë të destiluar që do t’u rikthejë peshqirave tuaj butësinë si dhe do t’u ndihmojë në heqjen e sasisë së tepërt të detergjentit nga peshqiri. 

peshkir

Qysh me kriju deterxhent për pastrimin dhe aromatizimin e banjos?

Qysh me kriju deterxhent enësh?