Qysh me i regjistru trasnferet për banka tjera në Kosovë?

Për të realizuar një transfer për klientët që kanë llogari në njërën nga bankat tjera në Kosovë, duhet të përzgjidhni opsionin transfer vendor dhe pastaj klikoni në opsionin vazhdo:

Screen Shot 2016-08-25 at 2.49.40 PM

Sikurse tek transferet tjera edhe këtu e keni mundësinë e përzgjedhjes së opsionit:

  • Pagesë e vetme – e cila përdoret për regjistrimin e një transferi të vetëm,
  • Pagesë e shumëfishtë – e cila përdoret për regjistrimin e shumë transfereve. Ky opsion është shumë i përshtatshëm edhe për procesimin e pagave për banka tjera.

Në fushën Llogaria/IBAN shënoni numrin e llogarisë së përfituesit dhe nëse llogaria është në rregull, banka e përfituesit paraqitet në mënyrë automatike.

Në fushën vlera shënoni shumën që dëshironi ta transferoni.

Në fushën arsyeja shënoni arsyen e pagesës.

Gjeni më poshtë një shembull të regjistrimit të transferit vendor:

Screen Shot 2016-08-25 at 2.51.09 PM

Për të vazhduar me procesimin e transferit, klikoni butonin vazhdo dhe paraqitet dritarja në vijim:

Screen Shot 2016-08-25 at 2.51.58 PM Screen Shot 2016-08-25 at 2.52.19 PM

Para se të dërgoni pagesën për procesim, keni mundësi të përcaktoni prioritetin e pagesës

duke zgjedhur njërën nga opsionet, si: prioritet normal apo prioritet i lartë.

Për të konfirmuar pagesën për procesim duhet të klikoni butonin dërgo pagesën dhe pagesa procesohet në përputhje me kushtet e përgjithshme të bankës për pagesat vendore.

Qysh me realizu transfer personal në Bankën Ekonomike?

Qysh me u qasë në e-Banking të Bankës Ekonomike?