Qysh me regjistru transfer ndërkombëtar?

Për të realizuar një transfer ndërkombëtar, para se të filloni regjistrimin në platformën E-banking, ju duhet të siguroni informatat e nevojshme, si:

  • Emrin e përfituesit (emrin e kompanisë në rast se është kompani),
  • Adresën e përfituesit,
  • Numrin e llogarisë së përfituesit apo IBAN-in,
  • SWIFT kodin e bankës së përfituesit,
  • Arsyen e pagesës,
  • Llojin e provizionit ( SHA/BEN/OUR),
  • ITRS kodin e BQK-së,
  • Nëse pagesa bazohet në dokument të pagueshëm,

Regjistrimi i transferit ndërkombëtar në E-banking

Për të regjsitruar një transfer ndërkombëtar duhet të klikoni butonin “TRANSFERET”, pastaj klikoni opsionin “regjistro transferin”, ku iu paraqiten të gjitha llojet e transfereve, duke përfshirë edhe ato ndërkomëbtare, klikoni opsionin “transferet ndërkombëtare.”

Screen Shot 2016-08-25 at 2.57.13 PM

Për të vazhduar me regjistrimin e transferit, klikoni opsionin vazhdo, ku paraqiten llogaritë e hapura rrjedhëse EUR/USD/GBP dhe CHF dhe ju duhet të përzgjidhni llogarinë tuaj rrjedhëse nga e cila do të debitoheni për shumën e transferit dhe komisionit bankar.

Tek fusha Llogaria/IBAN kërkohet të shënohet numri i llogarisë së përfituesit apo IBAN- i.

Tek fusha kërko bankën duhet të shënoni SWIFT kodin e bankës së përfituesit me 8 ose 11 karaktere dhe të klikoni butonin për të kërkuar: Screen Shot 2016-08-25 at 2.58.17 PM

për ta përzgjedhur SWIFT kodin e bankës së përfituesit.

Tek fusha vlera duhet ta shënoni shumën që dëshironi ta transferoni.

Tek fusha arsyeja duhet të shënoni arsyen e pagesës.

Tek fusha shpenzimet duhet të përcaktoni njërin lloj të shpenzimeve ( SHA/OUR/BEN).

Tek fusha ITRS Code duhet ta përzgjidhni kodin që i përgjigjet më së shumti natyrës së pagesës.

Tek fusha dokument i pagueshëm,
Shembull i regjistrimit të transferit ndërkombëtar:

Screen Shot 2016-08-25 at 2.59.22 PM

Pas plotësimit të këtyre fushave duhet të vazhdoni duke klikuar butonin vazhdo dhe paraqitet dritarja në vijim:

Në rast se llogaria e përfituesit nuk është IBAN, paraqitet mesazhi si në vijim:

Ka paralajmërime të rëndësishme në lidhje me fushën e futur. Të vazhdohet me pranimin ose korrigjimin e fushave.

Për të pranuar regjistrimin e pagesës, klikoni butonin prano dhe hapet dritarja në vijim:

Screen Shot 2016-08-25 at 3.00.24 PM

Për ta dërguar pagesën për procesim të mëtutjeshëm në bankë, klikoni opsionin dërgo transferin dhe transferi do të procesohet në përputhje me kushtet e përgjithshme të Bankës Ekonomike.

Nëse dëshironi ta anuloni regjistrimin e pagesës, klikoni tek opsioni anulo.

Qysh me realizu transfer personal në Bankën Ekonomike?

Qysh me u qasë në e-Banking të Bankës Ekonomike?