Qysh me i regjistru pagesat për ATK?

Regjistrimi i pagesave për Administratën Tatimore të Kosovës dhe Trustin Pensional të Kosovës ndërlidhet me aplikacionin e Administratës Tatimore të Kosovës të njohur si EDI.

Nëse fletëpagesën e keni marrë nga ky aplikacion, detajet e pagesës do të barten automatikisht nga EDI dhe do të plotësohen fushat përkatëse, si:

  • Periudha tatimore,
  • Numri fiskal,
  • Emri i biznesit,
  • Data e deklarimit.

Ju duhet të plotësoni vetëm shumën që dëshironi ta paguani.

Nëse pagesa është printuar nga zyrtarët e Administratës Tatimore, këto të dhëna duhet t’i plotësoni në mënyrë manuale, sikurse për pagesat tjera.

Pas shënimit të UNIREF-it, shënoni shumën tek fusha vlera dhe klikoni në butonin vazhdo.

Qysh me realizu transfer personal në Bankën Ekonomike?

Qysh me u qasë në e-Banking të Bankës Ekonomike?