Qysh me i regjistru faturat KOS GIRO?

Disa kompani publike (KEDS, PTK, KUR, Dogana e Kosovës, etj.) dhe private (si kompanitë e sigurimeve) janë licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës që të lëshojnë fatura në standardin Kos Giro. Forma dhe dizajni i faturave ndryshon nga njëra tjetra, por secila faturë Kos Giro duhet të përmbajë informatat kryesore, si:

  • Emrin dhe mbiemrin ( emrin e organizatës) e paguesit,
  • Shifrën e konsumatorit,
  • Shumën e pagesës,
  • Referencën,
  • Barcodin (për lexim automatik),
  • Emrin e kompanisë që e ka lëshuar faturën,
  • Numrin e llogarisë së kompanisë që e ka lëshuar faturën (në rast se ka më shumë se një llogari, si p.sh. KEDS).

Procesimi i pagesave KOS Giro në E-banking bëhet duke i përdorur informatat standarde të cilat gjenden në faturën Kos Giro, si: shumën dhe numrin e referencës, emrin dhe mbiemrin (emrin e kompanisë). Më poshtë i gjeni të sqaruara veçoritë kryesore të secilës faturë.

Pagesa e faturave KOS GIRO të lëshuara nga KESC

Kompania KESC-o (Kosovo Electricity Supply Company) është e autorizuar të lëshoj fatura Kos Giro për të gjithë njehsorët e rrymës elektrike në Kosovë, por kjo kompani është e ndarë në distrikte rajonale dhe faturat i lëshon sipas rajoneve; prandaj, duhet të keni kujdes se për cilin distrikt jeni duke e paguar faturën e rrymës.

Fatura e KESC-os duket si më poshtë, ndërsa në formën e zmadhuar gjenden informatat që iu duhen për ta procesuar pagesën KOS Giro:

Screen Shot 2016-08-25 at 3.07.26 PM

Tek fusha utility ID është emri i kompanisë dhe rajoni, ndërsa më poshtë është i shënuar edhe numri i llogarisë bankare i kompanisë përkatëse.

Tek fusha reference është e shënuar referenca 16 shifrore që ndërlidhet me debitorin (personin fizik apo kompaninë.)

Tek fusha shuma është e shënuar shuma e përgjithshme e obligimit ndaj kompanisë.

Në fund është ri-shënuar edhe njëherë referenca 16 shifrore e faturës KOS GIRO.

Procesimi në E-banking.
Për të vazhduar procesimin e pagesës KOS GIRO duhet të përzgjidhni opsionin GYRO Pagesat dhe hapet dritarja në vijim:

Screen Shot 2016-08-25 at 3.10.46 PM

Për të vazhduar procesimin, klikoni butonin vazhdo, pastaj hapet dritarja tjetër ku keni mundësi që të përzgjidhni kompaninë përfituese të mjeteve.

Screen Shot 2016-08-25 at 3.11.25 PM

Pastaj, vazhdoni me plotësimin e fushave si:

Numri i referencës: shënoni referencën 16 shifrore të specifikuar në faturën Kos Giro.

Vlera: shënoni shumën që paguani.

Arsyeja: shënoni arsyen e pagesës:

Screen Shot 2016-08-25 at 3.12.31 PM

Pas plotësimit të këtyre fushave, për të vazhduar klikoni butonin vazhdo dhe prapë sistemi iu kërkon një pranim nga ana juaj si konfirmim se të dhënat janë të shënuara saktë:

Screen Shot 2016-08-25 at 3.13.16 PM

Klikoni dërgo pagesën dhe pagesa do të procesohet në përputhje me kushtet e përgjithshme të bankës për pagesat Kos Giro.

Qysh me realizu transfer personal në Bankën Ekonomike?

Qysh me u qasë në e-Banking të Bankës Ekonomike?