Qysh me realizu transfer brenda Bankës Ekonomike?

Transferet brenda klientëve të Bankës Ekonomike realizohen duke zgjedhur opsionin:
Transfer BEK

Screen Shot 2016-08-25 at 2.44.07 PM
Tek fusha Llogaria/IBAN janë të paravendosura prefiksi: XK0514
Kodi XK05 është kodi ndërkombëtar i llogarive bankare të Kosovës, ndërsa kodi 14 është kodi i të gjitha llogarive bankare të Bankës Ekonomike, dhe si e tillë, shifrat XK0514 mbesin çdo herë të parashkruara tek fusha e llogarisë dhe prandaj ju duhet vetëm t’i shtoni edhe 14 shifrat e mbetura të llogarisë bankare të përfituesit që ka llogari në Bankën Ekonomike.

Screen Shot 2016-08-25 at 2.44.50 PM

Pasi të klikoni opsionin vazhdo hapet dritarja në vijim, ku kërkohet plotësimi i të dhënave të klientit pranues, si: numri i llogarisë apo IBAN, emri dhe adresa (emri dhe mbiemri shënohen në rendin e parë, ndërsa adresa në rendin e dytë).

Screen Shot 2016-08-25 at 2.45.27 PM

Për të procesuar pagesën, klikoni në butonin vazhdo dhe do të paraqitet dritarja në vijim:

Screen Shot 2016-08-25 at 2.46.05 PM

Për të konfirmuar pagesën klikoni butonin dërgo pagesën dhe pagesa do të procesohet në përputhje me kushtet e përgjithshme të Bankës.

Qysh me realizu transfer personal në Bankën Ekonomike?

Qysh me u qasë në e-Banking të Bankës Ekonomike?