Qysh me realizu pagesa super të shpejta?

Banka ProCredit ka lansuar mundësinë e “Pagesave Super të Shpejta” që realizohen pa e futur kartelën në pikat e shitjes (POS) dhe pa e shtypur PIN-in.

Screen Shot 2016-08-29 at 2.31.44 PM

Këto pagesa mundësohen përmes kartelave të reja të debitit MasterCard apo kartelave ngjitëse për të cilat klientët duhet aplikuar paraprakisht. Ky lloj i pagesave dedikohet për blerjet e klientëve në shuma të vogla; klientëve ju lejohet mundësia për një blerje deri në shumën 15 Euro, apo maksimum 4 blerje brenda 24 orëve.

Si të realizoni një “Pagesë Super të Shpejt”?

ikonat-01-01

Hapi I:
Keni me veti kartelën e debitit MasterCard me simbolin përkatës apo mobilin e pajisur me kartelën ngjitëse?

 

ikonat-01-02Hapi II:
I tregoni shitësit se do të paguani me kartelë apo kartelë ngjitëse

 

ikonat-01-03Hapi III: Vetëm e afroni kartelën tuaj tek POS dhe në momentin që në Pikën e Shitjes (POS) ndizet drita, sinjali me zë dhe fatura do të konfirmojnë realizimin e pagesës suaj.

 

 

Si mund të pajisen klientët e bankës me këtë shërbim?

  • Kartelë mbajtësit e bankës duhet të aplikojnë për kartela të reja të cilat posedojnë opsionin e “Pagesave Super të Shpejta”.
  • Ose klientët mund të aplikojnë në bankë për t’u pajisur me një kartele ngjitëse që mund të vendoset në telefonat mobil për t`i realizuar blerjet.

 

Më shumë rreth këtij shërbimi, kliko këtu.

Sa para mund t’i tërhiqni në bankomat [Video]

Qysh me i deponu paratë në afat rekord për 1 minutë? [Video]