Qysh me përmirësu funksionimin e kujtesës?

1.Mos anashkaloni aktivitetin fizik

Ushtrimet aerobike si çiklizmi janë veçanërisht të mira për trurin,  prandaj zgjidhni aktivitete që përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Në përgjithësi , çdo gjë e mirë për zemrën tuaj është e shkëlqyer dhe për trurin.

2.Jeto gjelbër

Annals of  Neurology  zbulon se njerëzit që morën pjesë në një ndër  testet e kujtesës dhe që konsumuan gjysmë filxhani me perime kruçifere (siç është brokoli) çdo ditë u vlerësuan me rezultate rreth 10% më të larta se pjesëmarrësit e tjerë.

3.Gjeni kohë për miqtë tuaj

Ruajtja e kontakteve mund të jetë një ndihmë për jetën tuaj shoqërore dhe kujtesën po ashtu. Në të vërtete kërkimet ne Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard zbuluan se njerëzit që ndërveprojnë më shumë me të tjerët shfaqin rreth 50% më pak dobësim te kujtesës se pjesa tjetër.

4.Lëvizja horizontale e syve

Sytë mund të jenë dritarja e shpirtit tuaj, por ato  mund të jenë gjithashtu përforcues shumë te mirë të kujtesës. Sipas një studimi tek Brain and Cognition lëvizja e shpejtë horizontale e  syve për 30 sekonda përmirëson kujtesën me 10%. Kjo lloj lëvizjeje mund të ndihmojë që të dy anët e trurit të komunikojnë më mirë duke aktivizuar rrugë nervore që ndihmojnë këtë komunikim, i cili është  i nevojshëm për të konsoliduar kujtesën.

truri

Qysh me largu kokëdhimbjen me kripë?

Qysh me i ditë dobitë nga vitamina D?