Qysh me përgaditë uthull të mollës?

Merren pesë kg mollë të egra (ose edhe të buta) të paspërkatura me kimikate, lahen mirë, priten dhe bluhen me makinë të thjeshtë për bluarjen e mishit.

Masa vendosët në enë të emaluar, kavanoz, qelq, etj; dhe mbushet me ujë aq sa ta lagë masën e bluar.

Në këtë sasi mund të vendosën edhe 20-50 gramë sheqer i bluar.

E tëra mbulohet me garzë dhe vendosët në vend të nxehtë (në dimër), ose në vend me diell, për 20 ditë. Gjatë kësaj kohe, vetvetiu me nxehjen e masës, përfitohet uthulla e mollës, e cila vendosët në shishë (e kulluar) dhe ruhet në vende të ftohta e të errëta.

Por uthulla e mollës mund të përgatitet edhe nga lëkurat e mollës.

Për këtë lëvoret e mollëve të qëruara në përpjesëtim 1:1 duhen vendosur në një kavanoz më të madh (1 kg lëvore me 1 litër ujë).

Sipër lëvoreve vendosët uji i sheqerosur sipas dëshirës. Kavanozi mbyllet me pece pambuku.

Pas 3-4 javëve fitohet uthulla e mollës.

Për infektivët virusale dy lugë uthull molle përzihen me 2 lugë mjaltë dhe me gjysmë gotë uji të nxehtë. Me këtë përzierje shpëlahet fyti dhe pihen disa lugë gjatë ditës.

Shpëlarja e fytit duhet përsëritur katër herë në ditë, ndërsa personat me fyt tejet të ndjeshëm këtë mund ta bëjnë vetëm në mëngjes dhe në mbrëmje.

E njëjta mënyrë, por në sasi më të vogël të uthullës së mollës, aplikohet edhe të fëmijët, por mbi moshën pesëvjeçare.

Qysh me përgaditë uthull të mollës?

Qysh me i ditë bimët që pastrojnë ajrin?