Qysh me përgaditë tortë me reçel?

Përbërësit:

  • 6 vezë
  • 6 lugë sheqer
  • 6 lugë miell
  • Lëvore limoni
  • 300 gram reçel.

Para se të fillojmë të punojmë ndezim furrën në 200 gradë.

Lyejmë me yndyrë tepsinë për torte dhe e shtrojmë me letër.

Vezët tunden me sheqer derisa të dyfishohet masa.

Shtohet gradualisht mielli duke përzier vazhdimisht.

Shtohet lëvorja e limonit.

Shtohet masa në tepsi dhe pjeket për 30-35 minuta.

Pritet peta horizontalisht në dy pjesë të barabarta.

Brendia e petës lyhet me reçel dhe vendoset mbi peta tjetër.

Dekorohet me kremë për rrahje.

FWDECEFCH02

Qysh me përgaditë tortë me lajthi?

Qysh me përgaditë tortë me reçel?