Qysh me përgaditë torte për Halloween?

Përbërësit:

  • 300 gram miell
  • 50 gram kakao
  • 2 lugë pecivë
  • 1 lugë sodë bikarbone
  • 500 gram sheqer
  • 200 gram margarinë
  • 250 ml qumësht
  • 3 vezë
  • 100 ml ujë të përzier me 1 lugë kafe.

Për kremin:

  • 200 gram gjalpë
  • 200 gram sheqer pluhur
  • 200 gram qokollatë të bardhë.

torte-halloween-1

1.Në një enë të thellë kombinoni miellin, kakaon, pecivën dhe sodën bikarbone.

torte-halloween-2

2.Shtoni sheqerin dhe përzieni.

torte-halloween-3

3.Shtoni margarinën e shkrirë dhe qumështin në enë.

Përzieni me lugë druri derisa të bëhet masë e vetme.

Shtoni vezët një nga një duke përzier vazhdimisht.

torte-halloween-4

4.Shtoni ujin e përzier me kafe dhe vazhdoni të përzieni.

torte-halloween-5

5.Ndani brumin në 3 vende të barabarta dhe pjekni ato për 35-40 minuta në tepsi të shtruar me letër.

torte-halloween-6

6.Për të përgaditur kremin përzieni në një enë margarinën derisa të shkumëzohet.

Shtoni sheqerin pluhur dhe vazhdoni të përzieni me mikser për dy minuta të tjerë.

Shtoni edhe qokollatën e bardhë të shkrirë dhe përzihet për 4-5 minuta tjerë.

torte-halloween-7

7.Vendosni petën e parë dhe lyeni me kremin e përgaditur, përsëritni procedurën me petët tjera.

Dhe lyhet torta e përgaditur nga të gjitha anët me krem.

torte-halloween-8

8.Me qokollatë të shkrirë dekoroni torten duke krijuar rrjetën e marimangës.

 

torte-halloween-9

Qysh me përgaditë torte për Halloween?