Qysh me përgaditë tortë me lajthi?

Përbërësit:

  • 10 vezë
  • 200 gram sheqer pluhur
  • 150 gram qokollatë
  • 200 gram lajthi.

Kremi:

  • 3 vezë
  • 100 gram sheqer pluhur
  • 150 gram qokollatë
  • 150 gram margarinë
  • 50 gram lajthi.

Të verdhat e vezëve tunden me sheqerin pluhur.

Shtohet qokollata e shkrirë.

Shtohet në masë të bardhat e vezëve të tundura në shkumë dhe lajthitë e bluara.

Vendoset masa në tepsi të shtruar në letër dhe pasi të pjeket e të ftohet ndahet në 3 pjesë.

Për përgaditjen e kremit tunden 3 vezë në avull me sheqerin pluhur derisa të fitojmë një masë të dendur.

Pasi të ftohet kremi, shtohet gjalpi i tundur dhe përzihet derisa të bëhet një masë e vetme.

Petët lyhen me kremin e përgaditur dhe vendosen mbi njëra tjetrën.

Me kremin e mbetur lyhet mbi dhe anash tortja.

Mbi lyhet me qokollatë të shkrirë dhe dekorohet me lajthi të bluara.

torte

Torte me lajthi

Torte Zebër