Qysh me përgaditë tortë me gështenja?

Përbërësit:

  • 100 gram gjalpë e zbutur
  • 10 vezë
  • 250 gram sheqer
  • 400 gram gështenja
  • 100 gram bajamë
  • 400 ml ajkë e tundur
  • 100 gram griz.

Tundet gjalpi me sheqer.

Shtohen të verdhat e vezëve duke i tundur së bashku.

Shtohen 200 gram gështenja të ziera e të shtypura, bajamet, grizi dhe të bardhat e vezëve të tundura në shkumë.

Torta pjeket në dy pjesë në temperaturë të ulët.

Ajka tundet me sheqer.

Shtohen 200 gram gështenja dhe 1 lugë rum.

Korja e pjekur lyhet me ajkën e përgaditur.

Mbulohet me koren tjetër e cila lyhet mbi dhe anash me të njejtin krem.

Torte me lajthi

Torte Zebër