Qysh me përgaditë torte me arra?

Përbërësit:

-500 gr biskota Petit beure
-20 gr sheqer
-1 lugë ekstrakt vanileje
-150 gr arra te grimcuara
-2 lugë gjelle kakao
-1 gotë ujë
-160 gr margarinë
-1 çokollatë e zezë për zierje
-1 gotë ajkë e ëmbël (hopla)


1. Fillimisht coptojmë keksat.
2. Marim një enë vendosim sheqerin, kakaon dhe ujin, përbërsit i përziejmë , pastaj shtojmë margarinen, masen në tengjere e ziejmë për 10 minuta, duke e përzier gradualisht.
Mases së përgaditur ia shtojmë keksat e shtypura dhe arrat e grimcuara, pastaj e përziejmë mirë derisa të krijojmë masë homogjene.
3. Masen e kthejmë në tepsi, e rrafshojmë me lugë, pastaj masen e vendosim në frigorifer për 30 minuta.
4. Në ndërkohë përgadisim qokollaten e shkrirë, marim një tenxhere vendosi pak ujë në të, sipër saj vendosim një enë tjeter pasataj vendosim qokollaten, e lëm kështu derisa ajo të shkrihet, qokollaten e lëm të ftohet pak.
5. Në ndërkohë me mikser rrahim kremin derisa të fitojmë masë kremoze, kremit pastaj ia shtojmë qokollaten.
6. Kremin e përgaditur nga qokollata e shtojmë sipër tortes që kemi në frigorifer.
7. Për dekor tortes i vendosim arra, apo bajame të grimcuara.

torte-me-arra

Torte me Banane