Qysh me përgaditë toptha Rafaello?

Përbërësit:

  • 1 litër qumësht
  • 200 gram sheqer pluhur
  • 300 gram kokos
  • 300 gram biskota
  • 6 lugë niseshte
  • 250 gram margarinë
  • 300 gram lajthi apo bajame.

Përzihet magarina me gjysmën e sheqerit pluhur.

Ulet niseshtja në 8 lugë qumësht.

1 litër qumësht vlohet, largohet nga zjarri dhe në të shtohet masa e niseshtes së tretur dhe sheqeri pluhur.

Kthehet përsëri në zjarrë duke përzier vazhdimisht derisa të marrë valë.

Pasi të ftohet në këtë masë shtohen boskotat, arrat dhe margarina e tundur.

Nga masa e përgaditur e ftohur nxiren toptha të madhësisë së dëshiruar.

Në mes të secilit topth vendoset nga një lajthi apo bajame, u jepet forma e rumbullakët përsëri.

Kalohen në kokos apo në qokollatë sipas dëshirës.

rafaello

Qysh me përgaditë biskota me susam?

Qysh me përgaditë ëmbëlsirë me vishnje?