Qysh me përgaditë toptha qokollate?

Përbërësit:

  • 2 të verdha vezësh të ziera fort
  • 200 gram sheqer pluhur
  • 100 gram gjalpë të zbutur
  • 2 lugë rum
  • 200 gram bajame
  • 100 gram qokollatë.

Të verdhat e vezëve kalohen në sitë të shpeshtë.

Shtohen 100 gram sheqer pluhur, 100 gram bajame të bluara, 100 gram gjalpë dhe 2 lugë rum.

Të gjitha përzihen mirë derisa të fitohet një masë kompakte.

Masa ndahet në toptha të vegjël.

Në enë të thellë shtohen bajamet e mbetura, 150 gram sheqer pluhur dhe qokollata e kaluar në rende.

Në këtë përzierje kalohen topthat.

Qysh me përgaditë gurabi me susam?

Qysh me përgaditë ëmbëlsirë me qumësht?