Qysh me përgaditë tiramisu?

Përbërësit:

  • 250 gram mascarpone
  • 250 gram biskota
  • 3 vezë
  • 100 gram sheqer
  • 2 lugë kakao.

Tunden të bardhat e vezëve.

Në një enë tjetër tunden të verdhat e vezëve me sheqer duke ia shtuar mascarponen.

Kombinohet masa me të bardhat e vezëve.

Në një enë  vendosim 200 ml ujë të vluar me 2 lugë nescafe.

I ulin keksat në to që të zbuten pak.

Tani marrim enën për vendosje dhe vendosim një rend biskota, një rend nga masa e përgaditur dhe në fund pluhurosim me kakao.

Vazhdojmë deri në përfundim të masës dhe e lejojmë të ftohet ëmbëlsira.

tiramisu

Qysh me përgaditë tortë të shpejtë?

Qysh me përgaditë tortë me gështenja?