Qysh me përgaditë tavë me spinaq?

Përbërësit:

  • 1 kg mish viqi
  • 1 kg spinaq
  • 4-5 vezë
  • 500 ml kos
  • 2 lugë miell
  • vegetë
  • kripë
  • piper.

Mishi i prerë në copa racioni zihet me kripë dhe 1 lugë erëza të thata derisa të zbutet.

Spinaqi i larë dhe i grirë zihet 5 minuta në lëngun që e lëshon.

Mielli fërgohet në gjalpë.

Shtohen hudhra e shtypur dhe supë mishi duke e përzier vazhdimisht derisa të trashet, pastaj përzihet me spinaqin e zier.

Rregullohet me vegetë dhe piper.

Masa e përzier vendoset në tepsi të përshtatshme dhe mbi spinaq hidhen me kujdes vezët e tundura me kos, hudhra të shtypura dhe kripë.

Mbi vendosen copat e mishit, vegetë, kripë dhe piper.

Pjeket në temperaturë 200 gradë derisa të skuqet mishi.

SONY DSC

Qysh me përgaditë ëmbëlsirë me portokall?

Qysh me përgaditë gurabia?