Qysh me përgaditë speca të mbushur me mazë?

Përbërësit:

  • 2 kg speca për mbushje
  • 500 gram djathë
  • 300 gram mazë
  • 4 vezë
  • Kopër.

Pastrohen specat nga farat.

Tunden vezët, shtohet djathi i troshitur, maza si dhe kopra e prerë imët.

Me këtë masë mbushen specat, radhiten në tepsi të lyer me yndyrë dhe futen në furrë të nxehtë për tu pjekur.

speca-me-maze

Qysh me përgaditë kos?

Qysh me përgaditë vezë të mbushura?