Qysh me përgaditë speca të kuq turshi?

Përbërësit:

  • 3 kg speca të kuq
  • 3 lugë kripë
  • 3 lugë esencë uthulle të përzier me ujë
  • 3 lugë sheqer
  • ½ qese konservans
  • Karota
  • Majdanoz
  • Hudhra.

Ju largohen specave bishtat, lahen fshihen dhe pjeken në pllakë shporeti por vetëm derisa të pikëlohen.

Duke i palosur në kavanoz të përvëluar dhe të nxehtë, secilit spec i hidhet brenda nga pak kripë.

Në qdo të tretin rend spërkaten me uthull, shtohet kripë e përzier me sheqer, dhe shtohet konservans, majdanoz, karota dhe hudhra e shtypur.

Kavanozi mbushet gjer në grykë, duke i shtypur specatlehtë, në mnëyrë që lëngu i tyre të depërtojë mbi speca.

Specat e përgaditur kryqëzohen me thupra hardhie dhe mbyllen me celofan.

Mbulohen për 24 orë me batanije pastaj vendosen në vend të freskët.

speca

Qysh me përgaditë ëmbëlsirë me portokall?

Qysh me përgaditë gurabia?