Qysh me përgaditë Snickers torte?

Përbërësit:

  • 450 gr biskota të bluara
  • 150 gr çokollatë për zierje
  • 250 ml qumësht
  • 400 gr kikirik te pjekur
  • 150 gr sheqer pluhur
  • 200 gr margarinë
  • 75 ml qumësht
  • 3 puding
  • 900 ml qumësht
  • 7 luge sheqer
  • 250 gr margarinë
  • 150 gr sheqer pluhur
  • 2 luge sheqer pluhur
  • 3 luge kakao
  • 250 ml ajkë e ëmbël
  • 2 luge mjalte
  • 75 gr çokollatë për zierje.

Perzijme biskotat e bluara me cokollaten e shkrire dhe qumeshtin,perzijme gradualisht me luge ose dore derisa te behet nje mase homogjene(kujdes me qumeshtin e shtojme gradualisht qe masa mos te behet shume e qullet por as te mos mbetet shume e thate)

Masen me biskota e shtrijme ne kallep te mbuluar me leter per pjekje (te cilit i largohet rrethi.)

Pastaj bluajme kikiriket e pjekur ,shtojme sheqerin pluhur,margarinen e shkrire dhe qumeshtin.

Te gjitha kto i perziejm mire me luge dhe shtrijme mbi shtresen me biskota te ftohur me pare.

Pastaj pergadisim kremin e karamelit me tretjen e pluhurit te pudingave me shije karameli,me 200 ml qumesht kurse pjesen tjeter te qumeshtit e veme te vloje me sheqerin.

Pasi qumeshti vlone shtojme pudingat e tretura dhe perzijme derisa te trashet kremi.

Kremin e pudinges e largojme nga zjarri, dhe pasi te ftohet shtojme margarinen e perzierm me sheqerin pluhur te cilen paraprakisht e kemi mbajtur ne temp. ambienti.

Kremin e karamelit e shtrijme mbi shtrese me kikiriket dhe prap leme te ftohet.

Ne fund lyejm me glazuren me cokollaten.

Ngrohim ajken e embel derisa te MOS vloje,shtojme cokolllaten dhe perziejme derisa te shkrihet cokollata,shtojme edhe mjaltin,kakaon dhe qumeshtin.

Me kete glazure lyejme torten snikers persiper dhe leme te ftohet mire ne frigorifer per disa ore.

snickers

Torte me Banane