Qysh me përgaditë sheqerpare pa vezë?

Përbërësit:

  • 2 gota caji kos
  • 2 gota caji vaj
  • 200 gram margarinë
  • 1 pecivë
  • 600 gram miell

Së pari përgaditet sherbeti me 3 gota sheqer, 1 gotë e gjysmë ujë dhe 1 lugë lëng limoni.

Margarini i zbutur tundet ose shkrihet.

Shtohen përbërësit e tjerë duke e gatuar një brumë të butë.

Formohen sheqerparet e rrumbullakëta.

Qdo sheqerpareje i vendoset një thelp arrë brenda.

Vendosen në tepsi të lyer me yndyrë dhe pjeken në furrë me temperaturë të ulët derisa të marrin ngjyrë të verdhë.

Sheqerparja e vakët përvëlohet me sherbetin e nxehtë.

Qysh me përgaditë roladë bajader?

Qysh me përgaditë kek me vishnje?