Qysh me përgaditë sallatë të përzier turshi?

Përbërësit:

  • 1 kg speca
  • 1 kg domate të gjelbra
  • 1 kg karota
  • 1 kg tranguj
  • 1 kg lakër e bardhë
  • 1 kg lulelakër
  • ½ kg bishtaja.

Perimet lahen dhe pastrohen.

Priten  pastaj në rrathë, flegra, lulelakra në lule, lakra imët.

Shtohet kripë.

Perimet qëndrojnë 12 orë në vend të ftohtë.

Domatet kullohen dhe në enë më të madhe me kujdes përzihen të gjitha perimet.

Kavanozët e sterilizuar mbushen me sallatën e përgaditur.

Në kavanoz futet nga një fletë dafine dhe disa kokrra piperi të zi.

Mbi perime shtohen 4-5 lugë uthull molle, mbyllen dhe vendosen në vend të freskët.

sallate turshi

Qysh me përgaditë ëmbëlsirë me portokall?

Qysh me përgaditë gurabia?