Qysh me përgaditë sallatë ruse?

Përbërësit:

  • 1 pulë
  • 200 gram karrota
  • 100 gram majdanoz
  • 5 patate
  • 5 vezë
  • 250 gram tranguj
  • 500 gram majonezë
  • Kripë
  • Piper.

Veqan zihet pula dhe perimet.

Mishi i zier largohet nga eshtrat dhe pastrohet nga lëkura.

Pritet imët.

Të gjitha perimet dhe vezët e ziera priten imët.

Përzihet me kujdes mishi me perime, vezë, bizele dhe 400 gram majonezë.

Kriposet sipas shijës dhe vendoset në pjatë ovale, kurse 100 gram majonezë përzihen më lëng limoni e disa pika vaj dhe shtohet mbi sallatë.

Qysh me përgaditë sallatë me misër?

Sallatë me tranguj, mentë dhe djath