Qysh me përgaditë sallatë me këpurdha?

Përbërësit:

  • 200 gram këpurdha
  • 3-4 patate të ziera
  • 1 gotë ajkë
  • 2 lugë majonezë
  • Majdanoz
  • 2-3 tranguj turshi
  • Kripë
  • Piper

Këpurdha pritet në fleta.

Patatet priten në kube të vogla, dhe trangujt priten në copa të vogla.

Të gjitha përzihen me qepë të grira në rrathë.

Shtohet majdanozi i grirë imët, kripë, piper, ajka dhe majonezi.

Përzihet dhe shërbehet.

sallat-me-kpurdha

Sallate me kerpudha, patate dhe tranguj turshi

Sallatë Ruse me Fileta Peshku