Qysh me përgaditë role me gështenja?

Përbërësit:

  • ½ kg gështenja të ziera
  • 1 e verdhë veze
  • 50 gram gjalpë
  • 100 gram arra
  • 50 gram sheqer pluhur.

Gështenjat e ziera, të qëruara e të shtypura vendosen në një enë.

Shtohen arrat e bluara, gjalpi i zbutur, e verdha e vezës dhe sheqeri pluhur.

Përzihet masa mirë dhe vendoset në folie plastike.

Formohet role nga masa dhe vendoset në tabakë.

Për përgaditjen e glazurës vendosen në një enë mbi avull 3 rende qokollatë.

Vlohet sherbeti i trashë nga 50 gram sheqer dhe 1 lugë ujë.

Shtohet sherbeti në masën e qokollatës dhe përzihet.

Shtohet gjalpë, përzihet përsëri dhe vendoset mbi role.

role-me-geshtenja

Qysh me përgaditë biskota krishtilindjesh?

Qysh me përgaditë arrëza?