Qysh me përgaditë roladë me banane?

Përbërësit:

  • 7 vezë
  • 7 lugë sheqer
  • 10 lugë arra
  • 1 lugë miell
  • 1 lugë kakao
  • 2-3 banane
  • 100 gram qokollat
  • Xhem pemësh.

Tunden vezët me sheqer derisa të formohet shkumë.

Shtohen arrat, mielli duke i përzier me lugë.

Masa vendoset në tepsi të shtruar me letër.

Pjeket në temperaturë 200 gradë.

Pasi të pjeket largohet peta nga letra dhe lyhet me xhem.

Në skaj ku do të filloj mbështjellja, rradhiten bananet e qëruara.

Korja mbështillet me kujdes në roladë.

Pasi të ftohet lyhet me qokollatë.

rolade

Qysh me përgaditë gurabi me susam?

Qysh me përgaditë ëmbëlsirë me qumësht?