Qysh me përgaditë rizoto me mish pule?

Përbërësit:

  • 4 lugë vaj
  • 300 gr. oriz
  • Kripë
  • 4 vezë
  • 2 speca të kuq
  • 400 gr. fileto pule
  • 300 gr. bizele të ngrira
  • Salcë soje
  • Piper

Përgatitja:

Nxehni vajin në tenxhere apo tigan.

Mënjëherë skuqni apo fërgoni orizin, hidhni 600 ml ujë, kripë, mbulojeni atë dhe përzieni herë pas here dhe nxeheni në temperaturë të mesme për 20 minuta.

Hidhni vezët, shtoni kripën dhe 1 lugë gjelle vaj dhe skuqni omletin të prerë në formë shiritash. Specat preni në gjysmë, hiqni farat e tyre, lani dhe preni në katror të vegjël.

Pastrojeni mishin, thajeni, prejeni në kube dhe skuqeni në vajin e mbetur.

Shtoni specat, bizeet dhe gatuani edhe për 4-5 minuta.

Përzieni mirë orizin me mishin me perimet për rreth 2 minuta. Më pas hidhni erëzat si salcë soje, kripë dhe piper, shtoni omletin e prerë dhe shërbejeni pjatën për ngrënie.

rizoto

Qysh me përgaditë sallatë pranvere?

Qysh me përgaditë sallatë me mish pule?