Qysh me përgaditë rizoto italiane?

Përbërësit:

  • 50 gram gjalpë
  • 1 qepë
  • 2 thelpinjë hudhre
  • 200 gram oriz në formë të gjatë
  • 900 ml supë
  • 25 gram parmezan
  • 1 lugë vaj ulliri.

Në gjalpë të nxehtë fërgohet qepa e grirë imët për 5 minuta.

Shtohet hudhra e shtypur dhe fërgohet për 2-3 minuta tjerë.

Shtohet orizi i pastruar, fërgohen dy minuta dhe shtohen 300 ml supë.

Përzihen dhe zihen në zjarë të ulët duke përzier kohë pas kohe, derisa të shteret lëngu.

Shtohet edhe supa e mbetur dhe mbulohet me kapak e zihen në zjarrë të ulët derisa të jetë zbutur orizi.

Në fund i shtohet parmezani dhe spërkatet me vaj ulliri.

 

Qysh me përgaditë mufinsa me qokollatë?

Qysh me përgaditë ëmbëlsira me luleshtrydhe?