Qysh me përgaditë reçel ftoi?

Përbërësit:

  • 2 kg ftonj
  • 2 kg sheqer
  • 4 gota çaji ujë
  • 2 lugë çaji limontoz.

Përgadisim shurupin me sheqer dhe ujë.

Shtohet limontozi dhe disa feta limoni.

Ndërkhë qërohen ftonjtë, futen në ujë me pak limontoz.

Grihen në rende dhe shtohen në shurupin e vluar.

Receli zihet për 30 minuta.

Kohë pas kohe largohet shkuma që krijohet në sipërfaqe.

Mbulohet me pecetë të lagur dhe pas 12 orësh mbushen kavanozat e pastruar.

Ruhen në vend të freskët.

reqel ftoi

Qysh me përgaditë kek me vishnje?

Qysh me përgaditë ëmbëlsirë me portokall?