Qysh me përgaditë pite me kungull?

Përbërësit:

  • 800 gram miell
  • 1 kg kungull
  • 250 gram gjalpë
  • Qumësht
  • 3 vezë
  • 2 lugë sheqer.

Zihet brumi me miell të situr dhe ujë të vakët e kripur.

Pasi të pushoj, brumi ndahet në toptha të vegjël të cilët hapen me tëhollues duke i përmillur vazhidimisht dhe petët e hapura piqen mbi pllakë shporeti.

Në ndërkohë gërryhet kungulli me lugë.

Në tenxhere hidhet një lugë gjalpë dhe në yndyrë të nxehtë hidhet kungulli.

Shtohet sheqeri sipas dëshirët dhe duke përzier shtohet nga pak qumësht.

Kungulli zihet dersa të jetë zbutur.

Tunden 3 vezë dhe i shtohet kungullit të ftohur.

Tepsia lyhet me yndyrë dhe shtrohet një petë e cila spërkatet me yndyrë dhe mbi petë hidhet kungulli i përgaditur.

Mbi kungull vihet nga një petë, e vazhdojmë kështu derisa të përfundojmë.

Sipër lyhet me yndyrë dhe quësht dhe shpohet në disa vende.

Pjeket në temperaturë 200 gradë, dhe spërkatet me qumësht pasi të jetë pjekur.

pite me kungull

 

 

Qysh me përgaditë petë të mbështjellura?

Qysh me përgaditë pogaqe lule?