Qysh me përgaditë pica të mbushura?

Përbërësit:

  • 500 gram miell
  • 300 gram ajkë
  • 2 lugë kripë
  • 1 lugë sheqer
  • 200 gram margarinë
  • 2 peciva
  • 3 vezë
  • 200 gram sallamë
  • 250 gram kaqkavall
  • 100 ml keqap
  • 1 vezë.

Vendosim vezët, ajkën, kripën, sheqerin dhe i pëziejmë të gjitha mirë.

Shtojmë margarinën e shkrirë, pecivat dhe shtojmë miellin gradualisht.

Ngjeshim mirë brumin dhe e lëmë të pushojë 20 minuta.

Nga ky brumë ndajmë 10 toptha.

Secilin nga topthat e tëhollojmë në petë sa madhësia e pjatës së mesme.

Secilën petë e lyejmë me keqap, shtojmë sallamë dhe kaqkavall.

Skajet e secilës nga petët i lyejmë me vezën e tundur dhe mbyllim petën duke e kthyer përgjysmë duke fituar një gjysmë hëne.

Më pas me pirun shtypim skajet rreth e rreth.

I radhisim në tepsi të madhe të mbuluar me letër për pjekje dhe lyejmë mbi me vezën e mbetur.

Pjeken në 200 gradë për 20 minuta.

Qysh me përgaditë pite me kungull?

Qysh me përgaditë krofne?