Qysh me përgaditë petulla të ëmbla?

Përbërësit:

  • 2 lugë uthull
  • ½ e gotës qumësht
  • 2 lugë gjalpë
  • ½ gote sheqer
  • 1 vezë
  • 2 gota miell
  • ½ luge caji sodë bikarboni.

Kombinoni në një enë uthullën dhe qumështin dhe lejoni të qëndrojë për disa minuta derisa të trashet.

Në një enë të madhe, kombinoni gjalpin me sheqer derisa të bëhet masë kremi.

Shtoni vezën dhe ekstrakt vanille dhe përzieni mirë.

Miellin e situr, më sodë shtoni në masën me sheqer dhe pastaj shtoni qumështin me uthull.

Rrafshoni brumin e krijuar në tavolinë pune dhe e leni rreth 1 cm të trashë.

Prisni petullat sipas formës së dëshiruar, dhe lejoni të qëndrojnë për 10 minuta.

Pas 10 minutash fërgoni petullat në vaj të nxehtë.

Shtoni sheqer pluhur për dekor, dhe qokollatë.

Qysh me përgaditë petë të mbështjellura?

Qysh me përgaditë pogaqe lule?