Qysh me përgaditë petë të mbështjellura?

Përbërësit:

  • 500 gram petë për pite
  • 300 gram djathë
  • 3 vezë
  • 2 lugë qumësht
  • 200 gram margarinë.

Tunden vezët me qumësht dhe djath të thërmuar.

Priten petët në madhësi 20×30 cm.

Petët lyhen me yndyrë dhe në qoshe vendoset nga masa e përgaditur.

Palohen petët në formë faculete dhe vendosen në tepsi të lyer me yndyrë.

Pjeken në temperaturë 200 gradë.

pete

Qysh me përgaditë petë të mbështjellura?

Qysh me përgaditë pogaqe lule?