Qysh me përgaditë pasha qofte?

Përbërësit:

  • 500 gram mish i grirë
  • 1 filxhan oriz
  • Kripë
  • Piper
  • 2 vezë
  • 2/3 gote kos të trashë
  • Miell
  • Specë të kuqe.

Në masën e mishit shtohet orizi i zier 10 minuta, kripa, piperi, majdanoz sipas dëshirës dhe të gjitha përzihen mirë.

Me lugë të mesme vihet në shuplakë dore nga masa e mishit, pastaj duke i përmillur formohet qoftet.

Vezët tunden me pirun.

Shtohet kos, kripë, speca e kuqe dhe mielli i situr.

Qoftet me pirun futen në brumë, pastaj lëshohen me kujdes në vaj të nxehtë për tu fërguar nga të dyja anët.

pasha-qofte

Biftek me Spec te Kuq

Qofte të Veshura me Susam