Qysh me përgaditë paragjellë me patate?

Përbërësit:

  • 1 kg patate
  • 2 qepë
  • 2 lugë margarinë
  • Majdanoz
  • 200 gram djathë
  • Kripë
  • Piper.

Patatet lahen dhe zihen me lëvore për 20 minuta në ujë të njelmët.

Kullohen dhe hidhet ujë i ftohtë në mënyrë që të qërohen më lehtë.

Priten në rrathë.

Qepa e grirë fërgohet në margarinë.

Majdanozi pritet imët, kurse djathi kalohet në rende.

Në tepsi të përshtatshme radhiten patatet.

Mbi to hidhet kripë, piper dhe qepët e fërguara e djathi.

Pjeken në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë për 30 minuta.

Qysh me largu dhimbjen nga sinusët?

Qysh me përgaditë kos?