Qysh me përgaditë obllandë me arra?

Përbërësit:

  • 200 gram arra
  • 200 ml mjaltë
  • 100 gram rrush i thatë
  • 6 të bardha vezësh
  • 6 lugë sheqer
  • 2 kore obllande.

Të bardhat e vezëve tunden derisa të bëhet shkumë dhe shtohet pastaj gradualisht sheqeri duke përzier vazhdimisht.

Mjalti shkrihet në avull dhe shtohet në të masa e vezëve.

Përzihet derisa masa të reduktohet përgjysmë.

Shtohen arrat e grimcuara dhe rrushi, përzihet dhe shtohet masa mbi obllandë.

Rrafshohet me thikë dhe mbulohet me obllandën tjetër.

Lihet të ftohet dhe pritet në katrorë.

obllande

Qysh me përgaditë tortë të shpejtë?

Qysh me përgaditë tortë me gështenja?