Qysh me përgaditë mish viqi me mustardë?

Përbërësit:

  • 500 gram file viqi
  • 1 lugë mustardë
  • 2 tranguj të vegjël turshi
  • 1 qepë
  • kripë
  • piper
  • 1 lugë miell
  • 2 lugë gjalpë
  • 1 lugë salcë domatesh
  • 200 ml verë e kuqe
  • 1 gotë jogurt
  • 1 lugë nisheste.

Mishi lyhet me mustardë.

Qepa, trangujt priten imët dhe hidhen mbi copa mishi.

Filetat mbështillet në role dhe mbyllen me rrëmojsa.

Shtohet kripë dhe piper, përmillen dhe fërgohen në të gjitha anët në yndyrë të nxehtë.

Shtohet salca e domateve, vera dhe 100 ml ujë.

Mbulohet ena dhe filetat zihen në zjarrë të ngadaltë për 1 orë.

Rolet vendosen në pjatë.

Në yndyrë ku janë zier roletë, hidhet nishestja e përzier me jogurt dhe zihet derisa të trashet.

Shtohet salca mbi role mishi dhe shërbehet.