Qysh me përgaditë mish të bardhë me susam?

Përbërësit:

  • 1 kg mish i bardhë
  • 200 gram majonez
  • 1 lugë senf
  • Kripë
  • Piper
  • 150 gram susam
  • 3 thelpinjë hudhër
  • Pecivë.

Mishin e bardhë e presim në file të hollë.

Shtojmë kripë e piper.

Përziejmë majonezën, senfin pecivën dhe hudhrën e grirë në rende.

Mishin e vendosim në këtë salcë të përzier dhe e përziejmë me duar në mënyrë që salca të depërtojë në qdo pjesë të mishit.

Mishin e lëmë në frigorifer për 2 orë.

Në një enë tjetër përziejmë biskotat e njelmëta të bluara dhe susamin.

Pastaj, secilën pjesë të mishit e kalojmë në përzierjen e biskotave me susam dhe i vendosim në tepsi.

Pjekim në 160 gradë për 15 minuta.