Qysh me përgaditë maskë për largimin e strijave?

Pa marrë parasysh se sa e pamundur ju duket, ka mënyrë t’i eliminoni këto shenja të vogla, por duhet të kemi parasysh se për këtë nevojitet shumë këmbëngulje dhe kujdes i rregullt.

Përbërësit:

1 lugë çaji sheqer të bardhë

1 lugë vaj ricinusi (mund ta zëvendësoni me vaj ulliri apo kokosi)

1 kapsulë e vitaminës E

Udhëzim:

Përzieni të gjithë përbërësit dhe masën e fituar vendoseni në një enë qelqi, dhe lejeni të qëndrojë në frigorifer për një deri në dy javë.

Pas kësaj, aplikojeni këtë në zonat e prekura me strija dhe më pas, me ndihmën e brushës së mprehtë, masazhojeni me lëvizje rrethore.

E lyeni çdo ditë, dhe masazhoni trupin rreth 5 minuta.

strijat

Qysh me përgaditë maskë për lëkurën e thatë të kokës?

Qysh me i eleminu njollat në fytyrë?