Qysh me përgaditë maskë me karotë për lëkurë të yndyrshme?

Kjo recetë është një nga trajtimet më efektive me të cilen mund të trajtoni lëkuren e yndyrshme, dhe sigurisht nëse dëshironi të keni lëkurë të butë dhe të lëmuar. Përbërësit e kësaj recete janë të thjeshtë, ato mund të gjenden në shtëpinë e cdo njerit nga ne, madje edhe nëse i blini nuk janë shumë të kushtueshme.

Përbërësit:

  • 2 lugë miell
  • 1 të bardhë veze
  • 1 lugë gjellë karrotë

Marrim karroten, i heqim lëkuren, e bëjmë pure duke e grirë në rende.

E hedhim karroten në një tas dhe më pas shtojmë me radhë të bardhen e vezës dhe 2 lugë miell për të trashuar masken, pasi mund të jetë e lëngshme për shkak të bardhës së vezës.

Nëse kjo maskë trashohet para se t’a vendosni mbi fytyrë atëhere hidhni pak ujë që të hollohet dhe t’a vendosni lehtësisht mbi lëkurë.

Pra, e vendosni masken në fytyrë dhe e lini të qëndrojë 20 minuta.

Shperlani fytyren me ujë të vakët dhe fshijeni me peshqir të butë.

Qysh me i trajtu majet e djegura të flokëve?

Qysh me i ditë trendet e fundit të grimit?