Qysh me përgaditë krosanë?

Përbërësit:

1 lugë majë buke

500 ml qumësht

800 gram miell

70 gram sheqer

1 lugë gjalpë

1 lugë caji kripë.

krosan 1

1.Në një tenxhere vendosni qumështin derisa të arrijë një temperaturë mesatare të vakët.

Largojeni nga zjarri, shtoni majën e bukës dhe përzieni.

krosan 2

2.Transferoni  përzierjen me qumësht në një enë të thellë dhe shtoni miellin, sheqerin, kripën.

Përzieni derisa të formohet një brumë i butë, mbulojeni me folie alumini dhe lejoni të qëndrojë për 2-3 orë.

krosan 3

3.Pasi të jetë dyfishuar brumi, vendoseni në tavolinë pune të mbuluar me miell.

Tëholloni brumin në trashësi 0.5 cm.

krosan 4

4.Lyeni brumin me gjalpë të shkrirë në të gjitha anët.

krosan 5

5.Pastaj, paloni brumin nga të dyja anët dhe shtrijeni në mes që të bëhet brumë i petëzuar.

krosan 6

6.Pas 1 ore qëndrimi përsëri, tëholloni brumin përsëri dhe priteni në trekëndësha, duke e mbështjellur formën e krosanit si në foto.

krosan 7

7.Vendosni në tepsi, lyeni me vezë dhe pjeken në temperaturë 200 gradë derisa të bëhen ngjyrë kafe.

krosan 8

Qysh me reagu gjatë termetit?

Qysh me rritë shpejtësinë e performancës në Windows?